“Fadil Vokrri”, arena ku Kosova s’njeh humbje

“Fadil Vokrri”, arena ku Kosova s’njeh humbje

Derbi i madh në ‘Sami Kelmendi’, Prishtina apo Ballkani?

Stadiumi i Prishtinës, “Fadil Vokrri” po del të jetë stadium që njeh vetëm fitore për përfaqësuesen e Kosovës.

I inauguruar sivjet, nga tri ndeshje zyrtare të zhvilluara aty në kuadër të Ligës së Kombeve, Kosova mori pikët maksimale.

Fillimisht, Kosova fitoi 2 me 0 ndaj Ishujve Faroe si vendase në ndeshjen e 10 shtatorit, ndërsa në ndeshjen e dytë si vendase mposhti Maltën 3 me 1 më 11 tetor.

Sot, 20 nëntor, Kosova arriti fitoren e tretë në “Fadil Vokrri” duke e mposhtur Azerbajxhanin 4 me 0 për të siguruar kualifikimin në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Stadiumi i Prishtinës, që mori këtë emër për hir të legjendës së futbollit, ishte i stërmbushur në tri ndeshjet e zhvilluara të përfaqësueses më 2018.
Koha.net

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)