Të paktën 43 persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi afër një salle dasmash në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Të paktën 83 persona tjerë është raportuar të jenë plagosur në këtë shpërthim. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitale, ku po marrin ndihmën mjekësorë.
Sipas mediave të huaja, gjendja e disa prej të plagosurve është e rëndë. Raportohet se shpërthimi është kryer nga një kamikaz që ka shënjestruar një mbledhje të studiuesve fetarë në një sallë dasmash, të cilët kanë qenë duke festuar ditëlindjen e Profetit Muhamed.
Talebanët ashtu edhe grupi militant, Shteti Islamik kanë kryer sulme të rregullta me bomba në Afganistan.
TCh
COMMENTS