Dy persona janë arrestuar në Lipjan, pasi të njëjtit dyshohen që nën ndikim të alkoholit, fillimisht kanë fyer e më pas i kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policore derisa ishte në kryerjen e detyrës zyrtare.
“Raportohet se gjatë një pike kontrolli vendosur nga policia, është ndaluar një automjet me tabela vendore, me vozitës dhe pasagjerë meshkuj K/Shqiptarë, të cilët dyshohet nën ndikimin e alkoolit, fillimisht kanë fyer e më pas kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Gjatë arrestimit njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndim trupor dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Ulpianapress/
COMMENTS