Kryetari Ahmeti, kursen presjet, por jo edhe gabimet drejtshkrimore

Kryetari Ahmeti, kursen presjet, por jo edhe gabimet drejtshkrimore

Shqiptarët duhet të plotësojnë vetëm një kusht për të punuar në Gjermani

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, është treguar koprrac në përdorimin e presjeve, në një postim që ka bërë në faqen e tij të rrjetit social. Ta zëmë, sikurse teksti i postuar nga Ahmeti ti dorëzohej për lexim ndonjë spikeri, me shumë gjasë atij do ti nxinej fryma nga mungesa e pauzave, si pasojë e mosvendosjes së presjeve. Kësaj do ti mbijetonte vetëm ndonjë spiker, që për pasion ka përvojën e gjatë të zhytjes nën ujë, mushkëritë e të cilit kanë kapacitete t’i përballojnë këto pauza.

Mirëpo, nëse Ahmeti është treguar dorështrënguar te shenjat e pikësimit, ai ka dëshmuar “gjymertllëkun” e tij, kur është fjala për gabimet drejtshkrimore. Brenda fjalisë ngulfatëse, ai ka dy huqe drejtshkrimore. Kur e shkruan zyrtarët komunal, që sipas rregullit do të duhej të shkruhej zyrtarët komunalë, si dhe shprehja kyqe e shkruar prej Ahmetit, e që me rregull shkruhet kyçe. Ai gjithashtu edhe fjalinë pasuese e nis me gabim drejtshkrimor, me shprehjen që e ai shkruan falënderojë, në vend se ta shkruante falënderoj.

Lexojeni me zë këtë fjali të stërzgjatur e pa presje, nëse doni të përjetoni marramendje nga mungesa e frymës:
prezantuam në këtë punëtori e cila është e nevojshme për drejtorët dhe zyrtarët komunal që të kenë mundësinë të diskutojnë pikat kyqe rreth problemeve me të cilat ballafaqohen gjatë hartimit dhe implemtimit të Planit të Prokurimit në mënyrë që të shënohet progres edhe më i lartë në matjen e përformancës dhe transparencës komunale. /Ulpianapress/

Postimi i plotë i Ahmetit:

USAID vazhdon mbështetjen për Komunën e Lipjanit

Në mbështetje të USAID-it, sot kemi zhvilluar punëtori lidhur me Hartimin e Planit të Prokurimit, projekt ky i fituar nga Komuna e Lipjanit si rezultat i transparencës dhe i qeverisjes së mirë.

Bashkë me Stephen Carpenter drejtor i programit të USAID-it, prezantuam në këtë punëtori e cila është e nevojshme për drejtorët dhe zyrtarët komunal që të kenë mundësinë të diskutojnë pikat kyqe rreth problemeve me të cilat ballafaqohen gjatë hartimit dhe implemtimit të Planit të Prokurimit në mënyrë që të shënohet progres edhe më i lartë në matjen e përformancës dhe transparencës komunale.

Falënderojë drejtorin e programit të USAID-it Stephen Carpenter, që vlerëson Komunën tonë si njëra ndër komunat më të sukseshme në nivel vendi dhe për mbështetjen në këtë program.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)