Kuvendari Qeriqi: Imri Ahmeti  dyshoj të  jetë i përfshirë në dallavere me ndërtesa

Kuvendari Qeriqi: Imri Ahmeti dyshoj të jetë i përfshirë në dallavere me ndërtesa

LDK e Lipjanit shpreh gëzimin për kthimin e liderit të saj, Isa Mustafa

Ka kërkuar qasje në dokumente zyrtare lidhur me disa çështje dhe problematika në Komunën e Lipjanit, për të cilat ai ka dyshime, por përgjigjje nuk ka marrë. Kuvendari i PDK-së, Ramiz Qeriqi, shpreh dyshimet e tij, se kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti është përfshirë në dallavere rreth ndërtimit të disa ndërtesave, që sipas Qeriqit, janë në konflikt interesi.

“Kam kërkuar qasje në dokumetet zyrtare para 1 viti. Unë në kohën kur kam kërku qasje në dokumetet zyrtare, kam dyshu diçka dhe doli ajo qe kam dyshu. Dyshimi im ishte se Imri Ahmeti së bashku me dy drejtorët e tij, njëri nga ta Drejtor i Kadastrës në mandatin e kaluar, ndërsa tash Drejtor i Administratës Komunale Avni Olluri, kanë vepruar jashtëligjshëm. Unë kam kërku qysh iu kanë dhënë leje ndërtimeve të larta në Komunën e Lipjanit dhe pas pritjeve të gjata ende nuk kam marrë ndonjë pergjigje dhe e kam ndërmend që prap ta bëjë edhe një kërkesë. Dyshimet janë për disa ndërtesa që janë konflikt interesi. Gjithashtu dyshoj qe në këto ndertesa ka qasje Imri Ahmeti dhe ka hangër prej tyne”, ka thënë Qeriqi.

Ai ka publikuar edhe kërkesën që e ka bërë. /Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)