Shefi i Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka reaguar pas taksës së re të Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Tanin ka shprehur “shqetësim rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vënë një taksë prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake”, bën të ditur një komunikatë e lëshuar nga UNMIK’u.
Komunikata më tej thekson se Tanin ka shprehur shqetësimin e tij rreth “ndikimit të mundshëm” të taksës “ndaj popullit të Kosovës”, si dhe rreth “implikimeve politike ndaj dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
Shefi i UNMIK’ut “i bën thirrje udhëheqësve politikë që të marrin në konsideratë interesat afatgjate të popullit dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit”, përfundon komunikata. /Express/
COMMENTS