Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës, duke kërkuar që të tërhiqet kjo masë doganore.
Në një konferencë të mbajtur në mesnatën e së mërkurës, presidenti serb duket mjaft i shqetësuar duke bërë thirrje që Kosova ta largoj taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.
“Le të shohim se si ne mund të ndihmojmë për ta kapërcyer këtë krizë të vështirë. Ne kemi rënë dakord që të gjitha organet tona të jenë në gatishmëri për t’iu përgjigjur lëvizjet të autoriteteve të Prishtinës”, ka deklaruar Vuqiç.
Gjatë një konference për media Vuçiç ndër tjera ka thënë:
“Porosia ime ndaj shqiptarve është: Ju lutem o njerëz sikur Zotit, kthjelluni dhe kuptojeni që neve na duhet paqe, kuptojeni që nuk na duhet eskalimi i situatës, as popullates serbe e as asaj shqiptare. Ju lutem, ju lutem largojeni këto (taksat ) dhe të ulemi e të bisedojmë që të gjejmë një kompromis.
Sikurse ne që ju respektojmë juve shqiptarëve, duhet edhe ju të na respektoni neve serbëve.
Sikur se ne që ne e kuptojmë faktin që ju Kosovën e shihni si shtet të pavarur – gjë që ne jemi kunder, kuptojeni faktin që ne nuk e shohim Kosovën si shtet të pavarur, ndersa ne ju kuptojmë juve.
Edhe vetëm përmes kompromisit mund të vijmë deri tek zgjidhja. Pa Serbinë nuk mundet të ketë zgjidhje o njerëz, as nuk munden amerikanet tu japin e as qe do të munden (pa marrveshje me Serbinë), sikur se që duhet ta kuptojnë e si duket e kuptojmë që Kosova nuk është e gjith e jona, dhe nuk mund ti kemi të gjitha ato që duam ti kemi, vetem se duhet të gjejmë marrveshje dhe kompromis. Unë sinqerisht si lus që ta kuptojnë këtë, sepse ndryshe na dërgon në një katastrofë”.
/IndeksOnline/
COMMENTS