Pse nuk flet kurrë ylli lipjanas i Kosovës, zërin e tij nuk e kemi dëgjuar asnjëherë për mediat kosovare

Pse nuk flet kurrë ylli lipjanas i Kosovës, zërin e tij nuk e kemi dëgjuar asnjëherë për mediat kosovare

Bytyqi, Kryeziu e Kshtanjeva : BKK-ja e Arbërisë, treshja 50 golëshe

Një ndër futbollistët i cili tregoi formë të jashtëzakonshme në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll është edhe mbrojtësi i cili luan edhe si mesfushor, Benjamin Kololli, shkruan Insporti.

Futbollisti Zurichut në Zvicër krahas kontributit të madh në repartin e vijës së majtë të fushës, ka realizuar edhe tre gola në ndeshjet e Ligës së Kombeve me Kosovën.

Mirëpo, zërin e tij nuk e kanë dëgjuar asnjëherë tifozët e Kosovës.

Ai deri më tash nuk ka dhënë ndonjë intervistë për mediat kosovare.

Gazetari i SuperSport Kosovës, Arlind Sadiku e ka sqaruar një gjë të tillë pas ndeshjes Kosovë – Azerbajxhan që u mbyll me shifrat 4:0 e ku Kololli asistoi në golin e parë të realizuar nga Arbër Zeneli. “Benjamin Kololli më ka thënë se nuk dëshiron që të flas. Ai më ka thënë se nuk ka ndonjë arsye, por nuk ka dëshirë që të flas për media. Edhe për mediat zvicerane më ka thënë se nuk flet shpesh”, ka zbuluar Arlind Sadiku.

Kololli është 26-vjeçar. Ai deri më tash ka bërë nëntë-paraqitje me Kosovën.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)