Sot asnjë kamion me mallra serbe s’ka hyrë në Kosovë

Sot asnjë kamion me mallra serbe s’ka hyrë në Kosovë

Llapjanët ndjekin shembullin e norvegjezëve, vendosin molla jashtë oborrit për kalimtarët

Dogana e Kosovës është duke vazhduar ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% të produkteve të cilat vijnë nga Serbia dhe Bosnja Hercogovina.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës , Adriaktik Stavileci ka thënë për Insajderin se deri në këtë orë ende nuk ka hyrë asnjë kamion nga Serbia.

“ Sot nuk ka pasur hyrje të mallrave, zero hyrje të kamionëve të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Stavileci.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Rritja e taksës, pason vendimin paraprak të Qeverisë për vendosjen e një takse prej 10 % për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)