Përfitimet nga portokalli

Përfitimet nga portokalli

Pacientët rrezikohen nga infeksionet nëpër spitale

Edhe pse portokalli është i disponueshëm në dyqane gjatë gjithë vitit, sezoni i tyre aktualisht është në muajt e dimrit.

Portokalli është i lehtë për t’u konsumuar, ka shumë vitamina dhe jep energji.

Këto janë përfitimet e pabesueshme shëndetësore të portokallit.

Portokajtë përmbajnë fitokimikalie, të cilat mbrojnë nga kanceri i lëkurës, mushkërive, gjirit, mëlçisë dhe zorrës së trashë.

Lëngu nga portokalli parandalon sëmundjet e veshkave dhe ul rrezikun nga paraqitja e gurëve në veshka.

Portokajtë ulin nivelin e lartë të kolesterinës.

Janë të pasur me kalium, përmirësojnë punën e zemrës dhe ulin rrezikun nga aritmia.

Portokajtë janë të pasur me vitamina C, të cilat mbrojnë trupin nga radikalet e lira, të cilat shkaktojnë sëmundje kronike sikurse kancerit ose problemet kardiovaskulare.

Posedojnë polifenol dhe vitaminën C, të cilat ndikojnë në luftën kundër infeksioneve të ndryshme virusale.

Për shkak të vitaminës A mbron të parët dhe shëndetin e syve.

Edhe pse janë të tharta, portokajtë përmbajnë shumë minerale alkale, të cilat ulin acidin në organizëm.

Portokajtë kanë indeks të ulët glikimik dhe hyjnë në karbohidratet e shëndetshme, gjë e cila ndikon pozitivisht te personat e prekur nga diabeti i tipit 2, transmeton KosovaPress.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)