Në ndeshjen mes Galatasarayt dhe Konyaspor në Superligën turke, e cila përfundoi 1-1, Serdar Azizi nga radhët e Galatasarayt është ndëshkuar me karton të kuq në fund të ndeshjes.
Ai bëri një ndërhyrje të parregullt ndaj lojtarit të skuadrës kundërshtare dhe u akordua penallti, të cilën e realizoi Nejc Skubic, dhe e barazoi rezultatin, shkruan Gazeta Express.
Pasi gjyqtari akordoi penalltinë, Azizi i nervozuar mori topin dhe e gjuajti me të gjyqtarin, dhe për këtë u ndëshkua me karton të kuq direkt.
COMMENTS