“Takim me Macron, ose shpërthej granatën”, dorëzohet protestuesi francez

“Takim me Macron, ose shpërthej granatën”, dorëzohet protestuesi francez

Gruaja provon ta kalojë kufirin në valixhe, por kapet keq

Një person me granatë në dorë ka kërkuar që protestuesve kundër rritjes së çmimit të karburantit në Francë, t’ju mundësohet një takim me presidentin Emanuel Macron.

Burri, i veshur me jelekun e verdhë fosforeshent të kthyer në simbolin e kësaj proteste, iu dorëzua policisë pas disa orësh negociata. Ngjarja ndodhi në Angers, në kohën kur edhe vetë Parisi po përgatitet për një përshkallëzim të ri të demonstrave, me mbërritjen e dhjetëra mijëra tubuesve të tjerë.

Pjesa më e madhe e zemërimit drejtohet pikërisht nga Macroni, të cilin protestuesit e akuzojnë se është jashtë realitetit. Vetë shefi i Elizesë ia faturon atë sa ngritjes së çmimit në tregjet globale, aq edhe nevojës për një shtim të taksave mbi karburantet fosile për të financuar investimet në energjinë e ripërtëritshme.

Në Francë, çmimi i karburantit është rritur me rreth 23% gjatë 12 muajve të fundit, në një mesatare prej 1,51 euro, më e larta që prej viteve 2000. Vendimi për të shtuar edhe 6,5 cent për litër benzine dhe 2.9 cent mbi litrin e naftës, duke filluar nga 1 janari i 2019-ës, bëri që zemërata popullore të shpërthente në këtë formë.

Sipas zyrtarëve të policisë, granata që mbante në duar 45-vjeçari i arrestuar në Angers, ishte e vërtetë dhe të gjithë personat rreth tij, rrezikoheshin realisht nga shpërthimi i saj. Arsyeja e këtij veprimi duket se lidhet me faktin që njerëzit ndihen të injoruar nga qeveria e tyre./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)