Ministri i Financave në Shqipëri, Arben Ahmetaj, pasi u deklarua kundër taksës 100 % që Kosova i ka vënë produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës, ka mbajtur një takim shumë miqësor me homologun e tij serb, Sinisa Mali.
Për këtë takim ka shkruar vetë Ahmetaj në Facebook, transmeton Gazeta Express. Aty thuhet se Shqipëria dhe Serbia mund ta japin shembullin më të mirë të bashkëpunimit ekonomik e politik.
“Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve dhe reduktimi i barrierave për lehtësimin e tregtisë është një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik rajonal. Shqipëria dhe Serbia mund të japin shëmbullin e mirë të bashkëpunimit ekonomik e politik, që do të avancohet me të gjithë vendet e rajonit”, shkruan Arben Ahmetaj.
Kujtojmë se Ministri Ahmetaj i duke folur në gjuhën e Aleksandër Vucicit i sugjeroi Kosovës të mos marrë masa të tilla me asnjë vend.
COMMENTS