ABT ndërton RS6 Avantin e fundit me 735 kuajfuqi

ABT ndërton RS6 Avantin e fundit me 735 kuajfuqi

Maserati prezanton modelin e ri me 582 kf [Foto]

Kompania e njohur ABT Sportsline për ndërtimin e modelit që e shohim në foto kanë përdorë si bazë modelin e fundit të Audit – RS6 Avant Performance Nogaro Edition. Për ndërtimin e këtij modeli, ABT ka bashkëpunuar me departamentin Audi Sport.

ABT dhe Audi Sport janë “fajtorë” për prodhimin e serisë së kufizuar (prej 150 njësive) të Audi RS6 Avant Performance Nogaro Edition, motori i të cilit 4.0-litër Bi-Turbo V8 është me kapacitet prej 705 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, ABT Sportsline është marrë edhe me versionin karavan RS6 Plus Avant Performance Nogaro Edition, duke i shtuar motorit të tij edhe 30 kuajfuqi.

Modeli i ABT-së, i quajtur Audi RS6+ Avant Performance Nogaro Edition, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,1 sekonda dhe vjen me rrotat prej 22-inç, ndërsa karroceria e tij përbëhet nga disa elemente të reja nga fibër karboni.

Gjenerata e re e RS6 Avantit pritet të arrijë në 2020-ën, një vit pas prezantimit të modelit S6 Avant.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)