Rama sulmon mediat kosovare: Duhet të pendoheni për sulmet që ia keni bërë ministrit Ahmetaj

Rama sulmon mediat kosovare: Duhet të pendoheni për sulmet që ia keni bërë ministrit Ahmetaj

JO AUTONOMI TË KRIMIT NË UP

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pasi që tha se mbështet tarifën mes Kosovës dhe Serbisë komentoi edhe qëndrimin e ministrit Arben Ahmetaj për këtë taksë. Rama ka sulmuar mediat kosovare për shkrimet duke thënë se ministri nuk ka pse të pendohet, shkruan Gazeta Express.
Ajo se çka tha ministri i Tregëtisë në Qeverinë e Shqipërisë, Arben Ahmetaj për taksën mes Kosovës dhe Shqipërisë u mbështet edhe nga shefi i tij, Edi Rama.

Pas mbledhjes së dy qeverive, Rama ka mbrojtur ministrin e tij, duke e arsyetuar atë.

“Ministri Ahmetaj nuk është pendu, ai ka thënë në parim tarifat nuk janë të shëndetshme për ekonominë, por, nga ana tjetër ajo që thash edhe e përsëris ky nuk është vendim ekonomik. Këtë ta dëgjojnë Serbët dhe miqtë ndërkombëtar, është reagim politik ndaj një shteti fqinjë që shitet viktimë në raport me Kosovën që tjetër thotë dhe tjetër bën. Nuk mund të vazhdojë Kosova të pranojë që mallrat të jenë të palejuara të hyjnë në Serbi dhe mallrat e Serbisë të hyjnë në Kosovë me idenë se jemi ne tregti të lirë”, tha kryeministri Rama.

Në fund, ai ka thënë se ata që duhet të pendohen janë mediat për siç tha ai sulmet që i kanë bërë ministrit.

“Duhet të pendoheni ju për të gjithë sulmet e padrejta që i keni bërë ministrit, Ministri nuk ka pse të pendohet” përfundoi Rama.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)