Mourinho dënohet me 3.3 milionë euro nga gjykata e Madridit

Mourinho dënohet me 3.3 milionë euro nga gjykata e Madridit

Blleki dhe KB Lipjan ndajnë rrugët

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka qenë i akuzuar për evazion fiskal.

Mourinho u paraqit në një gjykatë në Puezelo në perëndim të Madridit, për të mbyllur çështjen me tatimet në Spanjë, që e kanë akuzuar portugezin se nuk ka paguar 3.3 milionë euro taksa në vitet 2011-2012, periudhë gjatë së cilës drejtonte Real Madridin.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për pagën që përfitonte te Reali, por për të ardhurat nga të drejtat e imazhit.

“Kam paguar, nënshkruar dhe nuk kam kundërshtuar, por nuk dija asgjë”, ka thënë Mourinho para gazetarëve, transmeton kp.

“Më njoftuan se kishin nisur hetimet dhe se duhej ta rregulloja situatën time. Më është dashur të paguaj një shifër dhe kaq, çështja u mbyll. Kjo është arsyeja pse më është dashur vetëm 5 minuta kohë për t’i thënë gjykatës këto që po ju them juve, gazetarëve”, ka shtuar portugezi.

Mourinho aktualisht është trajner i Manchester Unitedit në Angli, ndërsa nga viti 2010 deri më 2013 ka drejtuar Real Madridin.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)