Në kohën kur po takoheshin qeveritë shqiptare, në veri mblidhet “Shtabi i Krizës”

Në kohën kur po takoheshin qeveritë shqiptare, në veri mblidhet “Shtabi i Krizës”

Mustafa Nano: Në gjakun shqiptar, sidomos në Kosovë, ka gjak Serbie

Sot është mbajtur një mbledhje e të ashtuquajturit “Shtabi i Krizës” në veri të Kosovës. Përfaqësuesit e katër komunave veriore deklaruan se kanë biseduar për situatën aktuale në komunat veriore, arrestimet dhe vendimin për ta mbajtur një protestë të re. Ky takim u zhvillua pikërisht në kohën kur në Pejë po mbahej takimi mes Qeverisë së Kosvës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Igor Simiq nga Lista Serbe iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë një protestë të qetë dhe të mos iu nënshtrohen provokimeve, ndërsa takimi i radhës i këtij grupi pritet të mbahet nesër. Një zyrtar tjetër i serbëve e ngriti shqetësimin e numrit të vogël të lindjeve në atë pjesë. Ai tha se në tri ditët e fundit është lindur vetëm një foshje, që paraqet rënie nga shifra e zakonshme.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësuesit e katër komunave me shumicë serbe: Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Në këtë takim u tha se aktualisht nuk ka incidente në këto komuna, por gjendja mbetet e tensionuar, duke përmendur faktin se kanë rezerva ushqimore edhe për disa ditë, shkruan Gazeta Express.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)