Driblimi i pamundur i Messit në xhirim të ngadalësuar

Driblimi i pamundur i Messit në xhirim të ngadalësuar

Megjithatë… Salah e “prishë” agjërimin për sot dhe nesër

Janë disa momente në sport që të bëjnë të thuash “si dreqin ia del ta bëjë këtë ai”, shpesh duke e parë Lionel Messin. Sulmuesi i Barcelonës krijoi një moment magjie kundër Filipe Luisit të Atletico Madridit këtë fundjavë.

Për shumë nga ne, thjeshtësia shpesh e bën të bukur futbollin. Çdokush mund të luajë futboll paksa, madje edhe në kopsht me murin, sepse ka thjesht të bëjë me goditjen e topit, transmeton Express.

Kohë pas kohe, megjithatë, futbolli ka aftësi të na bëjë t’i hapim sytë dhe të mendojmë “çfarë dreqin!” në një mënyrë që vetëm sportet më teknike si gjimnastika mund të na bëjnë.

Momenti personal “çfarë dreqin!” i Lionel Messit ia vlen të shikohet dhe argumenton përse shumë njerëz mendojnë se ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, sepse nuk janë vetëm golat e shumta që ai i shënon, por e prekjet e topit, pasimet, driblimet dhe mënyra sesi mendon ai para kohe, që e veçojnë atë.

Të shtunën mbrëma, Barcelona u ndal me barazim 1-1 nga Atletico Madridi, por i shpëtoi humbjes falë golit të vonshëm të Ousmane Dembeles, por si zakonisht, Messi ia doli ta vjedhë vëmendjen e mediave.

Argjentinasi e turpëroi Luisin me një driblim të mahnitshëm duke ia kaluar topin mes këmbëve, veprim që nëse e shikoni në xhirim të ngadalësuar e kuptoni sesa i pamundur ishte.

VIDEO

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)