Qytetarëve me një urim për Festën e Pavarësisë iu drejtua sot edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.
‘’28 nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar është dhe do të mbetet njëra ndër ngjarjet më të ndritura të popullit shqiptar.
Është vlerë dhe pasuria më e çmuar që duhet të ruhet dhe kultivohet në shenjë respekti, për përpjekjet e pandalshme dhe sakrificës së vazhdueshme të popullit tonë, në të gjitha etapat e të kaluarës sonë të hershme dhe historisë sonë të re.
Andaj duke dashur e respektuar vlerën e kësaj date të shënuar duhet të reflektojmë përgjegjshëm të ecim drejtë progresit të gjithëmbarshëm të vendit tonë.
Urime 28 nëntori, të gjithë shqiptarëve kudo që janë’’,/Ulpianapress
COMMENTS