I vrari mbrëmë në Veternik ishte arrestuar të premten në Fushë Kosovë për plaçkitje

I vrari mbrëmë në Veternik ishte arrestuar të premten në Fushë Kosovë për plaçkitje

Si duket sot njeriu që i doli përpara makinave të NATO-s në Gjakovë (Foto)

Kujtim Krasniqi, nga Makovci i Prishtinës, është vrarë dje me armë zjarri nga Ridvan Beqiri, në Veternik të Prishtinës.

Krasniqi bashkë me tre persona të tjerë rreth orës 21:00 ishin futur në pronën e Beqirit për të vjedhur, ndërkohë pronari në vetëmbrojtje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre duke e lënë të vrarë atë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se Kujtim Krasniqi ka qenë emër i njohur për ta, pasi që ka qenë i arrestuar për plaçkitje.

“Kujtim Krasniqi është arrestuar javën e kaluar në Fushë Kosovë, saktësisht të premten për një plaçkitje, mirëpo në mungesë të provave është liruar”, ka thënë një burim i Indeksonline.

Policia e Kosovës mbrëmë i është përgjigjur menjëherë rastit të vrasjes ndërsa ka bërë të ditur se po punon intensivisht për të sqaruar gjithë rastin.

Tre të dyshuarit që ishin bashkë me Kujtimin ende ndodhen në arrati, porse policia mbrëmë ka mbledhur të gjitha provat dhe gjurmët në vendin e ngjarjes.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)