Parlamenti Evropian voton pro integrimit të Shqipërisë në BE

Parlamenti Evropian voton pro integrimit të Shqipërisë në BE

Spiunë të Erdoganit në zyrat shtetërore gjermane?

Parlamenti Europian ka votuar pro raportit për integrimin e Shqipërisë në BE. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përmes një postimi në Twitter, Balla tha se raporti në fjalë është hartuar nga eurodeputeti Kunt Fleckenstein. Mësohet se PE i ka dhënë mbështetje rekomandimit për çeljen e negociatave për në BE, transmeton tch.

“Parlamenti Europian ka votuar me 459 vota pro në favor të raportit të vitit 2018 për Shqipërinë. Ky raport mbështet plotësisht rekomandimet e Komisionit Europian që lejon hapjen e negociatave në njohje të përpjekjeve për zbatimin e reformave të bëra nga Shqipëria”, shkruan Balla në rrjetin social.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)