Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka apeluar tek qytetarët e Kosovës që të përdorin sa më shumë produkte vendore.
Përmes një postimi në Facebook, Shala është shprehur se është ndarë i kënaqur me produktet vendore që po ekspozohen nëpër marketet e Kosovës.
Sipas tij, konsumi i produkteve vendore, fuqizon ekonominë e vendit.
Ky është postimi i Shalës në Facebook:
Jashtëzakonisht i kënaqur me produktet vendore që sot u ekspozuan në “Viva Fresh” në ditën e dytë të Javëve të Biznesit Kosovar. I vizitova dhe i inkurajova të rrisin edhe më shumë cilësinë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, do t’i mbështes dhe do t’iu qëndrojë pranë. Lus qytetarët që ta kenë prioritet konsumin e produkteve vendore që ta fuqizojmë ekonominë e Kosovës. /Lajmi.net/
COMMENTS