Në seancën e sotme të Parlamentit Evropian është miratuar rezoluta e përgatitur nga raportuesi, Igor Soltes.
Gjatë diskutimeve, u ftua për tërheqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave me prejardhje nga Serbia, raporton lajmi.net.
Po ashtu, aty u diskutua edhe për sundimin e ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.
Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, tha se vendosja e taksës ndaj Serbisë ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s dhe se e njëjta është në kundërshtim me frymën e MSA-së.
Ndërkaq, për liberalizimin e vizave, Hahn tha se qëndron në atë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.
Ndërkohë, përfaqësues nga Këshilli i BE-së kanë bërë të ditur se është duke u shqyrtuar propozimi për liberalizimin e vizave, dhe se nuk ka ndonjë afat për këtë.
Ata po ashtu i kanë bërë thirrje Kosovës që të vazhdojnë me reformat.
COMMENTS