Milani ka marrë një fitore të madhe në shtëpi përballë skuadrës Dudelange F91.
Skuadra italiane ka triumfuar me rezultat të thellë 5-2, në një ndeshje spektakolare.
Golin e parë vendasit e shënuan në minutën e 21-të, nëpërmjet sulmuesit të ri Cutrone i cili u asistua nga Higuain.
Mysafirët barazuan rezultatin në minutën e 39-të, nëpërmjet mesfushorit Stolz.
Me rezultatin 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Dudelange befasoi Milanin me të filluar pjesa e dytë kur shënoi Turpel për t’i kaluar në epërsi 1-2.
Rossonerët nuk u dorëzuan nga humbja dhe u rikthyen fuqishëm, kur fillimisht barazuan në 2-2 pas autogolit nga Stelvio.
Për 3-2 shënoi mesfushori turk Hakan Calhanoglu pas asistimit nga Gonzalo Higuain, ndërsa për 4-2 Schnell shënoi në portën e tij.
Rezultatin përfundimtar e vulosi Fabio Borini me një gol në minutën e 81-të.
Pas kësaj fitore Milan zë pozitën e dytë në Grupin F me 10 pikë, një më pak se Betisi.
Ndërsa në xhiron e fundit Rossonerët nuk duhet të pësojnë humbje nga Olympiacosi për tu kualifikuar tutje. /Telegrafi/
COMMENTS