UEFA i ka publikuar vazot për fazën e kualifikimeve të Kampionatit Evropian dhe është bërë e ditur se Kosova mund të përballet me Shqipërinë, por jo me Serbinë apo Bosnjën.
Bazuar në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ky organ qeverisës i futbollit evropian ka bërë të ditur se Kosova nuk lejohet të luajë në të njëjtin grup me Serbinë dhe Bosnjën. Nëse përballje të tilla caktohen gjatë shortit që mbahet më 2 dhjetor, ekipi i zgjedhur lëvizë në grupin e parë që është i lirë, sipas rendit alfabetik.
Kjo gjë do të ndodhë në mënyrë të kompjuterizuar.Përderisa me Serbinë dhe me Bosnjën nuk ka mundësi të ndeshet, Dardanët mund të takohen me Kombëtaren e Shqipërisë për shkak të radhitjes nëpër vazo.
Kosova është në vazon e pestë, ndërsa Shqipëria në vazon e katërt.Ndeshjet e para do të zhvillohen më 22 dhe 23 mars të vitit 2019, ndërsa të fundit më 17 deri më 19 nëntor të po të njëjtit vit.Nëse Kosova nuk arrin ta sigurojë një vend kualifikues përmes kësaj rruge, do të duhet të fitojë në “play-off” të Ligës së Kombeve.“Dardanët” në gjysmëfinale do të përballen me Maqedoninë dhe nëse fitojnë, kundërshtari i mundshëm në finale do të jetë Gjeorgjia ose Bjellorusia.
COMMENTS