Lipjani me probleme të shumta rreth ndërtesave të banimit

Lipjani me probleme të shumta rreth ndërtesave të banimit

QYTETARËT DO TA PAGUAJNË MË SHTRENJTË RRYMËN

Organizata e Shoqërisë Civile “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” YAHR, duke u bazuar në ankesat e shumta të qytetareve të qytetit të Lipjanit ka ngritur një shqetësim lidhur me problemet e ndërtesave private me banim kolektiv.

Sipas kësaj organizate, nga viti 2005 deri me sot janë ndërtuar dhjetëra ndërtesa me banim kolektivë në qytetin e Lipjanit nga investitorët privat, të cilët mendohet se këto ndërtime i kanë bërë pa ndonjë kriter të standardit apo finalizimi i tyre ka ngecur dhe nuk është përfunduar në tërësi.

“Në bazë të informacioneve të marruara gojarisht nga Drejtoria Komunale për Urbanizëm në komunën e Lipjanit, asnjë ndërtesë deri më tani i banimit kolektiv nuk është pranuar teknikisht nga kjo drejtori. Po ashtu, shqetësim më i madh i qytetareve është ai në aspektin pronësor, se këto banesa janë blerë vetëm me një marrëveshje me para-kontratë në mes blerësit dhe pronarit të ndërtesës, që në fakt blerësi nuk e definohet si titullar i pronës, por ligjërisht ende mbetet shitësi, pra ndërtuesi i ndërtesës. Andaj, ekziston rreziku potencial dhe mundësia e manipulimit nga ana e ndonjë investitori të pa përgjegjshëm, që këto prona t’i vendos në hipoteka apo që është edhe më e keqja që këto prona/banesa të rishiten disa herë blerëseve të ndryshëm. Përveç, problemeve pronësore banorët e këtyre ndërtesa përballën edhe me mungesë të hapësirave përcjellëse të paraparë në kuadër të ndërtesave me banim kolektiv, si që janë parkingjet për vetura , hapësirave të gjelbër , kënde lojërash për fëmijë dhe shkallët emergjente në raste të shkaktimit të ndonjë zjarri”, thuhet në komunikatë.

YAHR-i duke i para se në qytetin e Lipjanit po vazhdohet me ndërtime të ndërtesave me banim kolektiv me një dinamikë të madhe dhe se këto probleme gjithnjë po përsëriten këto probleme në vazhdimësi, kërkon nga ekzekutivi i komunës së Lipjanit, gjegjeshit nga Drejtoria për Urbanizëm që të ndërmerren hapa konkret në zgjidhjen e këtyre problemeve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)