Vonimi i liberalizimit të vizave, Kurti kërkon dorëheqjen e Haradinajt, Veselit e Hoxhës

Vonimi i liberalizimit të vizave, Kurti kërkon dorëheqjen e Haradinajt, Veselit e Hoxhës

Kështu është situata në Graqanicë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se për herë të parë një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian përmendi datë për liberalizimin e vizave në Kosovë.

“Komisioneri për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, foli e tha: viti 2020! Datat e mëhershme për liberalizim në vitin 2018, i kishin premtuar veçse Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Dhurata Hoxha. Të tre këta duhet të japin dorëheqje”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka vlerësuar “ky pushtet ia ka borxh 8.200 hektarë shtetit tonë, të cilat ia dha Malit të Zi”.

“E sa për Thaçin, ai mbase tashmë po negocion për liberalizim të vizave për Rusi”, ka thënë Kurti, përcjell Koha.net. “Me këta njerëz po na largohet Evropa e po na rrudhet Kosova”, ka shtuar ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)