Vuçiq i kërkon Amerikës që t’ia tërheq vërejtjen Kosovës sepse po rrezikon trazira në rajon

Vuçiq i kërkon Amerikës që t’ia tërheq vërejtjen Kosovës sepse po rrezikon trazira në rajon

Gjermania e Austria vazhdojnë t’i marrin kosovarët, mbi pesë mijë qytetarë hoqën dorë nga shtetësia në vitin 2018

Vuçiq kërkon nga SHBA-ja t’ia tërheq vërejtjen Kosovës për rrezikim të paqes në rajon.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes ambasadorit në Beograd, Kyle Scott, të cilin e ka pritur sot, ka kërkuar aë “ SHBA të të përdorë ndikimin e saj politik dhe t’ia tërheq vërejtjen Prishtinës se me veprimet e saj po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajon”.

e Prishtinës për taksat e vendosura ndaj importit të mallrave nga Serbia Qendror” , siç Beogradi zyrtar e quan Republikën e Serbisë sa herë e përmend të ndërlidhur me Kosovën, me pretendimin se kështu vetëkuptohet se Kosova është pjesë e saj, -v.j, “dhe aq më shumë formimi i të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës nxisin shqetësime të mëdha të Serbisë për të ardhmen e popullit serb në Kosovë e Metohi”, thuhet në komunikatën e Presidencës serbe.

Po sipas këtij burimi, ambasadori Scott ka thënë se me “taksat shkelen dispozitat e CEFTA-s dhe rrezikohet ardhmëria e rajonit”. Ai citohet të ketë thënë se sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo, u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të suprimojnë taksat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)