Shefi i grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka hedhur akuza ndaj Qeverisë aktuale duke thënë se është përgjegjëse për dështimet që i kanë ndodhur Kosovës në çështjen e liberalizimit.
Hoti në fjalën e tij para deputetëve në seancën për vizat e cila po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se me këtë qeveri është i zhgënjyer edhe Brukseli.
”Këta e zhgënjyen Brukselin dhe qytetarët tanë. Arroganca e këtyre personave është e patolerrueshme, Gjatë gjithë kohës jemi për atë që Kosova të mos ndahet, por të gjitha zhvillimet jo vetëm në Veri, po shkojnë rreth këtij projekti të dështuar”, ka thënë Hoti.
”Nuk po na njohin shtetet e reja, ato që na kanë njohur po tërheqin njohjet. Korigjimin e kufijve nuk do të mund ta bëni, kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për normalitet dhe të ardhme të qartë, arsim dhe shëndetësi më të mirë. Presim që koalicioni i punëve të mëdha të marr përgjegjësinë për këto dështime”.
COMMENTS