Media serbe: Armët për Ushtrinë e Kosovës tashmë janë nisur nga SHBA-ja

Media serbe: Armët për Ushtrinë e Kosovës tashmë janë nisur nga SHBA-ja

Lajmi i fundit: Vritet një person në Prishtinë

Anija me kontejner përplot me armatim të ri për furnizim të Ushtrisë së Kosovës aktualisht është rrugës në Atlantik drejt Durrësit, prej nga do të arrijë te bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këto informata, thotë gazeta e Beogradit “Novosti” janë marrë nga shërbimet serbe të sigurisë. Veç kësaj, siç shkruan kjo gazetë, informatorët serbë kanë thënë se në Mitrovicën jugore janë shpërndarë armë, transmeton Koha.net.

Gazeta, po ashtu, shkruan se edhe taksa 100 % është ide e Washingtonit.

Spekulimet e kësaj gazete thonë se në rast të përkeqësimit të situatës së sigurisë për shkak të rezistencës së serbëve, Kosova ka ndër mend ta bllokojë në tërësi veriun dhe përmes KFOR-it t’i mbyllë vendkalimet në Jarinë e Bërnajk.

Veç kësaj, gjithnjë sipas këtyre spekulimeve, në rast se Serbia ndërpret furnizimi me ujë nga Ujmani, me anë të KFOR-it do të merret kontrolli i këtij liqeni dhe kështu edhe kontrolli i tërë territorit në Kosovë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)