Haradinaj i përgjigjet Serbisë: Ushtrinë nuk e kemi për veri, por për Irak e Afganistan

Haradinaj i përgjigjet Serbisë: Ushtrinë nuk e kemi për veri, por për Irak e Afganistan

E qëlloi fqinji me sëpatë në kokë, i plagosuri flet për mediat: “O do e shuaj unë atë, o ai mua”

Kryeministri Ramush Haradinaj u është kundërpërgjigjur kërcënimeve nga Serbia rreth formimit të ushtrisë të Kosovës.I pyetur në lidhje me kërcënimet që po vijnë nga ana e Serbisë, për luftë, ai u shpreh i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Ushtrinë nuk e kemi për veri, është rrenë e kulluar. Ushtrinë e kemi për Afganistan dhe Irak për t’iu ndihmuar shteteve”, tha Haradinaj.

Kreu i qeverisë së vendit tonë ka diskutuar në lidhje me rezolutën e PSD-së dhe qëndrimin e presidentit Hashim Thaçi. Sipas tij, formimi i delegacionit shtetëror në bisedimet me Serbinë është i nevojshëm.Sa i përket liberalizimit të vizave, ai tha se qeveria është fajtore që punët e veta i ka përfunduar, por nuk po mund t’i kryejë edhe të BE-së.

Ndërsa sa i përket taksës kundër mallrave serbe, Haradinaj tha se deri në 175 mallra serbe hyjnë pa asnjë taksë, ndërsa ka përjashtime për dërgesat humanitare.

Këto deklarata ai i bëri në fshatin Plemetin, ku kanë nisur punimet në shtrimin e rrugës “Sitnica”./Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)