Minatori është skuadra që ka kaluar tutje në 1/8 e finales së DigitAlb Kupës pasi që e ka mposhtur në shtëpi me rezultat bindës 2 Korrikun (3:0).
Ekipi nga Magurja që drejtohet nga Faruk Statovci ka qenë ekip më i mirë se kryeqytetasit që kishin udhëtuar me skuadër të dytë, duke qenë kështu të pa interesuar për të kaluar në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës.
Kështu Minatori do të përballet me Dritën në rundin tjetër.
Dueli Drita – Minatori do zhvillohet të shtunën me 8 dhjetor me fillim nga ora 12:30 në stadiumin e qytetit në Gjilan.
/Gazeta Sheshi/
COMMENTS