Shtrenjtohen mallrat që hynë në Kosovë

Shtrenjtohen mallrat që hynë në Kosovë

95 fëmijë nga Kosova në zonat e kontrolluara nga ISIS

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), bën të ditur se indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit 0.8 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me tre muajt paraprak maj-qershor.

Të dhënat e ASK-së thonë se në muajt korrik-shtator, rritje më të lartë të çmimit patën sektorët e prodhimeve minerale, këpucëve dhe lëkurës.

“Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishte te: prodhimet minerale (5.6 %), këpucët (4.8%), lëkura dhe artikujt prej saj (2.5%), prodhimet e industrive kimike (1.8%), plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (1.7%), artikujt e ndryshëm të prodhuar (1.5%), shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre (1.4%), artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit (0.8%), artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.6%), instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (0.5%), letrat dhe artikujt prej saj (0.2%); mjetet e transportit (0.1%) dhe druri dhe artikujt e drurit (0.1%).”, thuhet ë komunikatë.

Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te prodhimet bimore -6.9 për qind, tekstili dhe artikujt prej tij -2.7 për qind, pajisjet e makinerisë dhe elektrike -0.8 për qind, vajrat ushqyese -0.3 për qind dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre -0.1 për qind.

Tutje në të dhënat e ASK-së thuhet se krahasuar tremujorin e tretë 2018-të me tremujorin e dytë 2017-të, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 2.2 për qind .
Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: prodhimet minerale 20.5 për qind, plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre 5.7 për qind; druri dhe artikujt prej tij 3.9 për qind, artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit 2.8 për qind, metalet bazë dhe artikujt prej tyre 2.3 për qind, prodhimet e industrive kimike 2.0 për qind, mjetet e transportit 1.4 për qind, lëkura dhe artikujt prej saj 1.0 për qind; vajrat ushqyese 0.2 për qind, dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës 0.2 për qind.

Rënia e çmimeve të prodhimet bimore, këpucët dhe te letra me produktet e saj ndikoj në neutralizimin e rritjes së çmimeve për produktet tjera.

“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: prodhimet bimore(-14.2%); këpucët (-10.0%); letra dhe artikujt prej saj (-7.3%); tekstili dhe artikujt prej tij (-3.9%); shtazët e gjalla dhe prodhimet prej tyre (-2.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-1.1%); pajisjet e makinerisë dhe elektrike (-1.1%) dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar(1.5%).”, bën të ditur komunikata.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)