Atletët më të mirë të 2018-s, triumfojnë Kipchoge dhe Ibarguen

Atletët më të mirë të 2018-s, triumfojnë Kipchoge dhe Ibarguen

Formacionet zyrtare: Franca – Kroacia

Atletika Botërore ka përcaktuar më të mirët për vitin 2018 në një ceremoni të ndarjes së çmimeve të organizuar mbrëmjen e së martës në Monako.

Në kategorinë e meshkujve, ai që triumfoi ishte keniani Eliud Kipçoge, që në Berlin vendosi një rekord të ri të maratonës me 2 orë 1 minutë e 39 sekonda duke thyer atë të Derek Klejton të vendosur në 1967.

Për femra, triumfi ishte i atletes së kërcimit 3 hapësh nga Kolumbia, Katerina Ibargen, e cila ndër të tjerat fitoi në finalet e Diamond League. Në Monako u dhanë çmime edhe për talentet e reja më të mira të vitit ku fituan Armand Duplantis dhe amerikania Sidni Meklaflin./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)