Liverpooli dhe Shaqiri kryejn punën më së miri, rrëshqet Chelsea

Liverpooli dhe Shaqiri kryejn punën më së miri, rrëshqet Chelsea

“Ronaldo dëshiron të rikthehet në Manchester United, me Mourinhon”

Liverpooli ka mposhtur Burnleyn si mysafir me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së 15-të të Premierligës.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Cork në minutën e 54-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi James Milner në minutën e 62-të të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Liverpoolin e kaloi në epërsi Roberto Firmino në minutën e 69-të të ndeshjes.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Xherdan Shaqiri në minutën e fundit të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër, Chelsea është mposhtur nga Wolves me rezultat 2-1.

Blutë kaluan të parët në epërsi me golin e Loftus-Cheek në minutën e 18-të të ndeshejs.

Ujqërit u kthyen në pjesën e dytë duke kaluar në epërsi.

Jimenez fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 59-të të ndeshjes.

Në minutën e 63-të Jota shënoi golin e epërsisë.

Liverpooli vazhdojnë të qëndrojnë në pozitën e dytë me 39 pikë ndërsa Chelsea bie në pozitën e katërt me 31 pikë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)