Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka sulmuar përsëri presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh mes Kosovës e Serbisë”.
Berisha ka vlerësuar në T7, se plani i Thaçit për kufijtë parasheh ndarjen e Kosovës.
Ai ka thënë po ashtu se Thaçi po i ndjek planet e Serbisë për Kosovën.
“Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ide. Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush. Luftëtarët e vërtetë janë kundër Hashim Thaçit”, ka theksuar Berisha.
Ish-udhëheqësi shqiptar ka deklaruar se më përpara do të takonte një serb, sesa Thaçin.
COMMENTS