LDK kundër buxhetit për vitin 2019

LDK kundër buxhetit për vitin 2019

16 vjeçarja ia kthen shpinen familjes për burrin e saj 19 vjeçar

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e sotme ku po diskutohet Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2019, tha se buxheti është mjet zhvillimi, por sipas tij buxheti i propozuar është vetëm për të blerë qetësinë sociale.

Abdixhiku ka kritikuar programin e Qeverisë për punësim e zhvillim si dhe buxhetin e vitit 2019.

“Buxheti është i vetmi mjet zhvillimor që qeveria e ka në dispozicion. Buxheti e devalvon në tërësi programin qeverisës. Puna e shtetit s’bëhet vetëm me imagjinatë, bëhet edhe me laps. Buxheti i tanishëm e konfirmon numrin më të rëndë për punësim. Vitin e kaluar janë humbur 16 mijë vende pune. Ky është rezultati i modelit të tanishëm qeverisës”, tha ai.

Sipas Abdixhikut, për secilën ditë të Qeverisë Haradinaj, humben nga 44 vende pune në Kosovë.

“Buxheti e ka humbur epitetin zhvillimor, pasi është bërë buxhet social”, tha deputeti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)