Ekskluzive: Marrëveshja finale Kosovë – Serbi, SHBA nesër ndërmerr këtë veprim të papritur

Ekskluzive: Marrëveshja finale Kosovë – Serbi, SHBA nesër ndërmerr këtë veprim të papritur

Ispektorati i Komunës së Lipjanit publikon raportin e dhjetorit të 2017-tës

Përfaqësues të vendeve të QUINT-it dhe SHBA-së pritet që të takohen nesër në nivel të drejtorëve politikë për tu konsultuar për një marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim, i cili siç merr vesh “Gazeta Blic” nga burime brenda diplomacisë është planifikuar të ndodh në një vend në Evropë, do të bëhet unfikikimi i qëndrimit të ndërkombëtarëve karshi dialogut Kosovë – Serbi, dhe do të bëhet përgatitja për konferencën finale, që i jep fund konfliktit shumëvjeçar mes dy vendeve.

SHBA-ja në këtë takim, do të përfaqësohet nga Matthew Palmer dhe Fiona Hill.

Ndryshe, Në Prishtinë, por edhe në Beograd, janë zhvilluar konsultime të brendshme për qëndrimet dhe pozicionet që do të mbajnë palët në raport me marrëveshjen që po paralajmërohet.

Të dyja palët kanë paralajmëruar vendime e kompromise të vështira.

Në opinon ka qarkulluar ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbi, si opsion për një marrëveshje finale. Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, është deklaruar “pro” idesë së korrigjimit, përmes të cilës pretendon se Presheva, Bujanovci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës. Ndërkaq Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kundërshtuar çdo ide që prekë kufijtë e vendit. Kundër, është shprehur edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, partitë opozitare, qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Ditëve të fundit po ashtu është tentuar edhe krijimi i një Ekipi Negociator për udhëheqje të dialogut në fazën përfunditmare, por ende nuk ka ndonjë veprim konkret.

Arritja e një marrëveshje juridikisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përveç zgjidhjes së problemeve ndërmjet dy vendeve, do ta lehtësonte edhe integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

BE edhe më herët e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë bartjen apo importimin brenda vetes të konflikteve apo krizave midis vendeve dhe ka kërkuar që mosmarrëveshjet apo konfliktet, këto vende t’i zgjidhin para anëtarësimit të tyre në BE./Gazeta Blic/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)