Kuvendi i Lipjanit me opozitë aktive, prijnë PDK dhe Lulzim Rrustemi

Kuvendi i Lipjanit me opozitë aktive, prijnë PDK dhe Lulzim Rrustemi

Familja Vitija nga Sllovia në kushte të vështira jetese, ka nevojë për renovimin e shtëpisë (Video)

Organizata e Shoqërisë Civile “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” YAHR, ka publikuar raportin e monitorimit “Qeverisja Lokale në Lipjan” bazuar në monitorimin e punës së Kuvendit Komunal të Komunës së Lipjanit, gjatë periudhës qershor – dhjetor 2018. Monitorimi është fokusuar në Asamblenë Komunale dhe organet tjera të këtij Kuvendit.

Sipas këtij raporti subjektet politike nga opozita kanë qenë më të zëshme në diskutime, ku prin subjekti politik PDK me 34.23 % me pjesëmarrje në diskutime, LVV me 22.82 %, LDK me 12.75 %, AAK me 14.77 %, AKR me 8.72 %, NISMA me 4.03% dhe PD me 2.68%. Gjatë kësaj periudhe kanë qenë mbi 58 pyetje dhe çështje të ngritura për problemet e qytetarëve nga ana e kuvendarëve, ku po ashtu prin subjektet politike opozitare.

Monitorimi i YAHR, si tri subjeke politike që më së shumti që kanë bërë pyetje parlamentare nxjerr PDK-në me 50 %, LVV me 25.86 % dhe AAK me 13.79 %. Pastaj vijnë LDK-ja me 5.17 %, PD-ja me 3.45 %, dhe PAI me 1.72 % etj. Ndërsa, performancë më të mirë në diskutimet individuale sipas monitorimit që ka bërë YAHR, janë kuvendarët nga opozita, ku prin Lulzim Rrustemi nga PDK-ja 89 pikë, Selatin Retkoceri LVV (është i deklaruar si kuvendar i pavarur) me 85 pikë dhe Ramiz Qiriqi nga PDK-ja me 82 pikë. Kuvendaret nga gjinia femërore me aktive janë gra nga subjekti politik LVV-ës Albulena Kelmendi ,pasuar nga Lumturije Bytyqi Hasani PDK-ë me 62 pikë dhe Hyra Bytyçi LDK 38 pikë./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)