Mustafa s’e përjashton mundësinë që LDK’ja të bashkëpunojë prapë me PDK’në

Mustafa s’e përjashton mundësinë që LDK’ja të bashkëpunojë prapë me PDK’në

Milaim Zeka paralajmëron vullkanin historik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është çështje e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që të vendosë nëse do të vë vija të kuqe apo jo për bashkëpunim me ndonjë parti të caktuar, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, në qoftë se Këshilli vendos, atëherë për të do të jetë e pranueshme.

“Asnjë nuk i përjashtojmë, për PDK-në mbetet çështje e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, sepse megjithatë këshilli vendos. Në qoftë se nesër Këshilli vendos që nuk ka vija të kuqe për askënd atëherë unë e pranoj çdo vendim të Këshillit”, ka thënë Mustafa në “Rubikon” të KTV’së.

Mustafa kujton se ishte vendim po i këtij Këshilli edhe koalicioni që kishin bërë me Partinë Demokratike për krijimin e qeverisë.

“Në asnjë rast nuk kisha hy unë pa e pas përkrahjen e pjesës dërmuese të Këshillit Përgjithshëm, që është organi më i lartë edhe mes dy Kuvendeve, i cili edhe më status vendos”.

“Shkuam se u bllokuam, kishim edhe sugjerime të partnerëve ndërkombëtarë se duhet të dalim prej kësaj situate”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)