Anëtarët e “Grupit të Kumanovës” kanë një porosi për Zaevin

Anëtarët e “Grupit të Kumanovës” kanë një porosi për Zaevin

Policia kërkon kujdes më të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafikun rrugor

Nga sot 07.12.2018 të gjithë pjesëtarët që morrën pjesë në ngjarjet e Lagjes së Trimave në Kumanovë, janë futur në grevë urie. Një pjesëtar i këtij grupi për Pa Censurë deklaron:

“Nga sot më datë 07.12.2018 i gjithe grupi qe gjendemi ne bur.gun e Idrizovës i jemi bashkuar grevës së urisë , tashmë kërkesat janë të njohura .

Vetë kryeministri i këtij vendi ka deklaruar që ky rast është i montuar nga qeveria Gruevski dhe duhet hetim nderkombëtar edhe Ministri i Puneve te Brendshme ka deklaruar para një viti se tashmë ka filluar hetimi ndërkombetar , e ne presim shkallën e dytë gjë që nuk ka drejtësi as në të parën as në të dytën neve na ka ngritur akuzën Gruevski me kriminelet e tij e sot ai nuk është prandaj duhet te lirohemi ndryshe nuk do pajtohemi me këtë verdikt asnjëherë”.

Ndryshe, në emër të këtij grupi, nga ta të dënuar me burg të përjetshëm dhe burg për shumë vjet, është publikuar një letër ku kërkohet që çështja e tyre të merret me urgjencë.

Bazuar në këtë letrë janë tri arsye të forta që Grupi i Kumanovës të kthehet në fokus dhe, siç thonë ata, të bëhet një shqyrtim i rastit.

Ata kanë përmendur si fakt të parë gjendjen shëndetësore të të burgosurve, duke deklaruar se ka dhunë nga zyrtarët e burgjeve në Maqedoni.

Arsye të dytë ata përmendin arratisjen e ish-kryeministrit Gruevski si dhe dënimin e ish-ministres dhe shefit të shërbimit sekret.

E treta, sipas letrës, lidhet me bashkëqeverisjen e LSDM dhe BDI që siç thonë grupi, kanë vazhduar me qasjen e njëjtë ndaj shqiptarëve.

Ndërkohë, grupi i të burgosurve kanë bërë të ditur se kanë hyrë në grevë derisa të merret parasysh kërkesa e tyre.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)