Një shqiptar drejt Chelseat, po e sjell Sarri

Një shqiptar drejt Chelseat, po e sjell Sarri

Kjo është pritja e vitit (Video)

E përditshmja britanike “The Sun” ka raportuar sot se Chelsea po punon për të marrë në Londër mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn.

Shkodrani 24-vjeçar, i cili iu bashkua Napolit 3 sezone më parë, pas ngulmimit të Maurizio Sarrit, është gati të ndërrojë sërish ambient, për t’u ribashkuar edhe njëherë me teknikun italian.

Me largimin e Sarrit dhe ardhjen e Ancelottit, mbrojtësi shkodran ka nisur disa takime nga stoli, por sipas menaxherit të tij, kjo është bërë për shkak të rotacionit.

Gjithsesi Sarri u ka kërkuar drejtuesve të Chelseat një mbrojtës në krahun e djathtë, duke vënë në krye të listës pikërisht futbollistin e Kombëtares Shqiptare.

Kontrata e Hysajt me Napolin është e vlefshme deri në vitin 2021, ndërsa klauzola për prishjen e saj është përcaktuar 50 milionë euro, transmeton tch.

Gjithsesi londinezët janë të bindur se mund ta marrin edhe më lirë, nëse e blejnë mbrojtësin që në janar, por e lënë në huazim te Napoli, deri në fund të këtij sezoni.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)