Halimi: PDK është garancë për zhvillimin e vendit

Halimi: PDK është garancë për zhvillimin e vendit

Halimi uron 1 qershorin: Femijët janë e ardhmja e vendit

PDK e Lipjanit dje ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me fillimin e procesit zgjedhor, brenda deges se ketij subjekti. Kryetarja e kësaj dege tha se pergatitjet për këto zgjedhje dega i ka filluar para më shumë së një muaji, dhe në koordinim me kryesinë qendrore të PDK-së, është formuar edhe komisioni zgjedhor lokal si dhe grupin strategjik në të cilën janë të përfshirë ekspertë të fushave të ndryshme.

“Ne kemi filluar pergatitjet para një muaji dhe faktikisht në koordinim me qendrën , me kryesinë qendrore të Partisë, me komisionin zgjedhor, kemi formuar edhe komisionin zgedhor lokal si dhe grupin strategjik, në të cilin janë të përfshirë , eksperte të fushave të ndryshme,  të cilët do të na ndihmojne gjatë procesit zgjedhor dhe tashmë presim që nga e shtuna të fillojmë me kuvendet e para të nëndegëve”, tha fillimisht Halimi.

Ajo ka adresuar kritika edhe në drejtim të qeverisjes komunale, duke vlerësuar se ajo po bën një udhëheqje të maskuar, dhe pa zgjidhje të problemeve të qytetarëve, ndërsa si inkurajues e ka pa faktin se tashmë qytetarët këtë e kanë kuptuar.

‘’Ajo cka është inkurajuse për PDK-në e Lipjanit, si dhe përgjithësisht për PDK-nën në nivel shteti, dhe ajo cka do të jetë më inkurajuese për qytetarët e Lipjanit, është se ata e kanë kuptuar që udhëheqja aktuale në Komunën e Lipjanit, është duke bërë një udhëheqje të maskuar dhe jo zgjidhje të problemeve apo ofrim qoftë mirëqenjes sociale. Qoftë zhvillimit në komunë, qoftë edhe infrastrukturës dhe punsimeve dhe është për të ardhur mirë për Komunën e Lipjanit, që janë të gatshëm ti pergjigjen ftesës dhe të jenë pjesë e procesit zgjedhor të PDK-së’’, ka thënë Halimi, ndërsa ka shtuar tutje.‘’Qëllimi i zgjedhjeve është normativi i statutit ku ne duhet ti mbajmë ato , t’i përtërijmë mandatet dhe të orfrojmë struktura të reja PDK-së së Lipjanit, duke filluar nga nëndegët e deri në degë. Dhe më këtë rast i ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit të cilët do të jenë të njoftuar edhe përmes rrjeteve sociale si dhe përmes aktivistëve tanë, që të jenë pjesë e proceseve zgjedhore dhe ta kuptojnë se anëtarësimi apo marrja e përgjegjësisë për t’a zhvilluar vendin e tyre, është duke u rreshtuar përkrah partive të cilat janë garancë për zhvillimin e vendit. E padyshim se PDK-ja është garancë për zhvillimin e vendit. Ne kemi dalur me projekt të ri që quhet Dekada e Re që nënkupton besim, Zhvillim dhe Integrimin’’ ka thënë Halimi.

Ajo ka dhene një mesazh për të gjithë ata që deshirojnë të jenë pjesë e procesit zghedhor të PDK-së në Lipjan e që shantazhohen eventualisht nga ndonjë parti, që tia mësyjnë PDK-së me fakte dhe ti denoncojnë partitë të cilët bëjnë shantazhe të tilla./Ulpianaress

Për më shumë ndiqeni konferenc për media të organizuar nga PDK e Lipjanit:

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)