Javën tjetër bëhemi me ushtri

Javën tjetër bëhemi me ushtri

Albini “zgjohet nga gjumi”, paralajmëron protesta në sheshe kundër Thaçit

Tri ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Prishtinën zyrtare se do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Këto deklarata Stoltenberg i ka bërë në fund të takimit të ministrave të vendeve anëtare të NATO-s. Sipas tij, ky proces është duke u zhvilluar në një moment të papërshtatshëm dhe nuk janë respektuar procedurat.

“Kjo shkon përtej këshillimeve të shumë zyrtarëve të NATO-s. Dhe, mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike”, kishte thënë ai.

Por ndryshe mendon i pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett. Ambasadori ka thënë dje se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mese e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

E që ushtria do të bëhet e ka konfirmuar edhe vet Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai ka theksuar se gjatë një bisede në telefon pikërisht, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg i ka nënvizuar se ushtria do të votohet më 14 dhjetor.

“Duke shprehur mirëkuptim për qëndrimin e tij nga perspektiva multilaterale për procesin e tranzicionit, njëkohësisht e informova Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se Kosova është e përkushtuar për një proces të tranzicionit të FSK-së që do të sigurojë një ushtri profesionale, multietnike dhe kredibile në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ky vendim sovran i Kosovës, i cili do të votohet më 14 dhjetor, përmban në vete vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës që të ruajnë dhe mbrojnë vlerat perëndimore” është shprehur Haradinaj.

Se ushtria duhet të formohet gjithsesi, përkundër deklaratave të zyrtarëve të NATO-s ka thënë edhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja.

Në një prononcim për Indeksonline, Qehaja është shprehur se ligji për FSK-në duhet të votohet më 14 dhjetor. “Atëherë me 14 dhjetor duhet të kryhet aprovimi dhe të shkojmë me transformimin e FSK-së”, ka thënë ai. Qehaja është shprehur se i gjithë ky ngurrim i NATO-s po vije si pasojë e shteteve që nuk e njohin Kosovën dhe ushtrimit të presionit nga ana e Serbisë.

“Deklarata e kreut të NATO-s ka të bëjë me atë që në kuadër të NATO-s ka disa shtete që nuk na kanë pranuar dhe ata janë të zhurmshëm sa i përket çështjes së formimit të ushtrisë së Kosovës, siç po thuhet, dhe është çështja tjetër që Serbia zyrtare me diplomacinë dhe politikën e vet ka arritur që ato shtete t’i sensibilizojë më tepër kundër Kosovës madje të sensibilizoj edhe disa shtete që na kanë pranuar dhe janë në kundër të NATO-s dhe tash sekretari gjeneral i NATO-s nuk ka pasur tjetër rrugëdalje përveç të del dhe të deklarojë kështu”, ka thënë ai.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Qehaja është shprehur se nuk duhej që kësaj çështje t’i jepej kaq shumë pompozitet, pasi që po e pengon procesin.

“Mua nuk po më pëlqen pompoziteti aq i madh i qeverisë dhe i institucioneve tjera lidhur me këtë çështje, nuk ka pasur nevojë që të trumbetohet aq shumë saqë të ngritët në nivel aq të lartë, të thuhet që po formojmë ushtrinë dhe po bëjnë këtë në moment kaq të rëndësishëm politik. Por, sidoqoftë unë kujtojë që e kemi bërë një hapë shumë domethënë që tri ligjet kanë kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës dhe në mënyrë unanime të gjitha partitë politike përveç listës serbe kanë votuar për dhe kjo është pozitive”, është shprehur Qehaja.

Ai ka theksuar se në këtë çështje nuk duhet që të zmbrapsemi assesi, pasi që edhe vet ky proces është i vonuar dhe do të duhet vite që të kryhej.

“Unë kujtoj që nuk mund të zmbrapsemi në këtë drejtim, sepse ne duhet t’i kryejmë detyrat tona të shtëpisë, ne i kemi hyrë kësaj çështje me disa vite vonesë dhe do të duhet gati një dekadë derisa të kryhet kjo detyrë që ia kemi shtru vetes, prandaj çdo zmbrapsje në këtë drejtim kishte me qenë skandal për ne, prandaj unë kujtojë që shumica e anëtarëve të NATO-s na përkrahin në drejtimin tonë për ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kjo mendojë se duhet të kryhet me 14-tin dhe do të fillon ajo faza e parë e përgatitjeve të ngritjes së formimit të FSK-në në suaza të reja, duke i dhënë atribut ushtarak kësaj çështje”, ka përfunduar Qehaja.

Po ashtu, për këtë çështje është shprehur edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, duke thënë se me këtë status FSK-ja nuk mund të qëndrojë pafundësisht.

“Ne nuk mundemi të presim deri në pafundësi me statusin që ka aktualisht FSK-ja” kishte thënë Berisha në një prononcim për media.

Ndryshe, në fillim të muajit dhjetor ishte marr vendimi që me datën 14 të po këtij muaji, të votohet projektligji i cili transformon FSK-në në ushtri./Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)