Paris Saint-Germain dhe Juventusi thuhet se i janë bashkuar betejës për të transferuar yllin e Chelseat, Eden Hazard.
Yllit belg i është ofruar një marrëveshje rinovimi i kontratës prej 300 mijë funteve në javë për të qëndruar në Veri të Londrës për pesë vitet e ardhshme.
Megjithatë, sipas mediumit Sunday Express, e ardhmja e Hazardit te Chelsea është përsëri në dyshim.
Real Madridi ka ringjallur interesimin e tyre për ta nënshkruar atë dhe thuhet se do në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.
Gjigantët italianë të Juventusit thuhet se kanë kërkuar që të mbahen në kontakt me zhvillimet e situatës së Hazardit me qëllim që të hyjnë në ankand.
Por, PSG janë pretendentë afatgjatë të Hazardit dhe do të donin ta shtonin atë në grupin e tyre të ndritshëm të talenteve në kryeqytetin francez pavarësisht implikimeve që mund të kishte në Fair Play Financiar.
Hazard ka të mbetura vetëm 18 muaj në kontratën e tij me Blutë dhe duket se po shijon veten duke luajtur nën drejtimin e Maurizio Sarrit këtë sezon dhe dëshiron të sfidojë për trofe.
Derisa ta vendosë penën në letër për një marrëveshje afatgjate, spekulimet do të jenë të shumta për të ardhmen e tij, sidomos me babanë dhe agjentin e tij Thierry që është në kontakt të vazhdueshëm me klubet. /Telegrafi/
COMMENTS