Milan është në krizë shkaku i rezultateve të dobëta të marra gjatë javëve të kaluara në Serie A.
Shto faktin edhe barazimin e papritur edhe në Ligën e Evropës ndaj AEK-ut, kjo ka bërë që si fajtor të shihet trajneri Vincenzo Montella.
Trajneri 43-vjeçar ka marr drejtimin e skuadrës italiane gjatë verës së vitit të kaluar
Ky i fundit është i hidhëruar me mediat që shkrimet i kanë titulluar se Milan duhet ë fitoj për Montellën.
“Futbollistët nuk duhet të luajnë për mua, por për Milanin. Nuk mendoj për të ardhmen. Përkundrazi, shikoj fotografitë dhe shkrimet në gazeta dhe buzëqesh. Kam ë kontratë dhe jam i sigurt se do të vazhdoj këtë projekt”, tha për mediat italiane.
Milan kujtojmë se gjendet në pozitën e tetë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane me 16 pikë, e cila e bën të jetë jashtë vendeve që e dërgojnë në Ligën e Kampionëve.
Kuqezinjtë gjatë mbrëmjes së nesërme do të takohen me skuadrën e papërshtatshme të Sassuolos, e cila këtë sezon nuk po tregon lojëra të mira.
Ndryshe, Paulo Sosa që ka drejtuar më parë Fiorentinën shihet si pasardhës i italianit në rast të shkarkimit. /Telegrafi/
COMMENTS