Lipjanasi çmend francezët, 6 gola për dy ndeshje

Lipjanasi çmend francezët, 6 gola për dy ndeshje

Çfarë u tha bashkëlojtarëve Messi pas humbjes 6-1 ndaj Spanjës?

Djaloshi 16 vjeçar nga Lipjani, Beltron Duriqi, ka nisur të çmend francezët dhe opinionin futbolldashës atje.

Përkundër faktit se në fushën e gjelbërt po kthehej nga një pauzë një vjeçare kjo nuk e pengoi aspak talentin e rrallë lipjanas që të zbret fuqishëm zyrtarisht në fushën e blertë, njofton Ulpianapress

Beltroni është kthyer në fushë më datë 2 dhjetor dhe ka ndihmuar ekipin e tij “FC Point Du Jour” ta fitojë ndeshjen 6:4 kunder A.S. De Limas. Ka realizuar 3 gola dhe ka asistuar në dy tjerë.

Ndërsa, të dielën e fundit sërish djaloshi lipjanas ishte vendimtar për ekipin e tij. Skuadra e fitoi ndeshjen e vështirë me 4:3 kunder skuadres ST Did Forman, ndërsa sulmuesi shtatlartë Duriqi shënoi 3 gola dhe përgatiti të katërtin. Skuadra e tij bën gara në kategorinë regjionale U17 të futbollit francez dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 4-të falë dy fitoreve të fundit.

Dy shkëlqimet e para të Beltronit si talent premtues, ndërkaq, kanë bërë që skuadra të njohura franceze të nisin interesimin për të. Megjithatë, tash për tash është menaxhmenti klubit aktual që nuk po dëshiron ta lirojë futbollistin.

Madje, në mediumet franceze shtabi teknik ku paraqitet Beltroni kanë deklaruar se me të kanë fituar një dhuratë për festat e fundvitit dhe se nuk e lirojnë tash për tash.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)