Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ua fyeu inteligjencën qytetarëve të vendit sot, teksa në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ai shkroi diçka për luftimin e korrupsionit në vend.
Thaçi ka deklaruar se “korrupsioni është armiku më i madh i një shoqërie demokratike”.
“Kosova ka krijuar legjislacionin më modern në rajon dhe institucionet duhet ta kenë rolin dominues në luftën kundër korrupsionit, por gjithsesi se nevojitet edhe një angazhim i fuqishëm qytetar, që kjo luftë të sjell rezultate më shumë”, është shprehur Thaçi.
Por, ky shkrim i Thaçit në Facebook nxiti të qeshura të mëdha në mesin e qytetarëve.
Një numër i madh i tyre ka reaguar me ikonën e të qeshurës në postimin e Thaçit në Facebook.
Madje, numri i tyre ka qenë dukshëm më i madh se i atyre që thjesht e kanë “pëlqyer” shkrimin e presidentit. /Express/
COMMENTS