Sateliti i NASA-s, OSIRIS-Rex, ka gjetur shenja uji në një asteroid misterioz menjëherë pasi zbriti, shkruan “The Sun”.
“Bennu” është një asteroid që ndodhet 115 000 kilometra nga Toka dhe miliarda vite i vjetër, ku shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë si u krijua jeta në Tokë duke studiuar përbërjen kimike të gurëve.
Mendohet se asteroidët kanë sjellë elementet bazikë për krijimin e jetës, përfshirë ujin, në sipërfaqen e planetit tonë miliarda vite më parë.
Duke analizuar dritën e reflektuar nga asteroidi, NASA ishte në gjendje të zbulonte një pjesë të përbërjes së tij kimike, duke zbuluar oksigjen dhe hidrogjen, që përbëjnë bazën e ujit.
“OSIRIS-Rex” do të analizojë “Bennu”-në për gati dy vite duke mbledhur nga ky asterodi mostra që do i sjellë në Tokë, përcjell Atsh.
Kur këto mostra të vijnë në Tokë në vitin 2023, shkencëtarët do të kenë marrë një thesar të mbushur me informacione të reja në lidhje me historinë dhe evoluimin e sistemit tonë diellor.
COMMENTS