Republika e Kosovës edhe “de jure” ka ushtrinë e saj. Deputetët e Kuvendit me 107 vota për dhe asnjë kundër votuan sot Projektligjin e fundit i cili i dha vulën ushtrisë.
Meritë të madhe padyshim se kanë tre liderët e institucioneve të vendit; presidenti, Hashim Thaçi, kryeparlamentari, Kadri Veseli dhe kryeminstri, Ramush Haradinaj.
Tre komandantët e UÇK-së, me ndihmën e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndryshuan mandatin eFSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, respektivisht ushtri, shkruan Indeksonline
Ishte edhe sekretari amerikan imbrotjes, James Mattis i cili para disa javësh shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e Qeverisë Amerikane për mbështetje të fuqishme për FSK-në dhe procesin e ndërlidhur me transformimin e kësaj force konform planit strategjik të paraparë.
Në këtë plan Sekretari Mattis konfirmoi se ShBA do të punojë ngushtë në implementimin e secilës etapë të këtij plani.
Ndryshe, nga sot ushtria e Kosovës do të këtë mision për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë, duke kontribuar në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global.
Ndërsa, formimi i ushtrisë iu dedikohet në veçanti të gjithë atyre të cilët kanë dhënë jetën e tyre për lirinë e vendit e të cilët sot përkujtohen si dëshmor e heronj të vendit.
COMMENTS